Rusi, policia arreston kreun e opozitës
31/08/2010 17:50
Policia ruse ka arrestuar Boris Nemtsov, eksponent i njohur i opozitës, gjatë një manifestimi të zhvilluar në kryeqytetin Moskë.
Policia ka arrestuar gjithashtu persona të tjerë, të cilët bashkë me Nemtsov protestonin për një Parlament të lirë e të hapur për opozitën dhe shpërndanin fletushka me shkrime kritike ndaj kryeministrit Putin.
Më pas, disa dhjetra manifestues kanë brohoritur njëzëri parullën “Rusia pa Putin”.
Nemtsov, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë e Boris Ielstin, është një nga kritikët kryesorë të Putin, i cili planifikon të kthehet në krye të Kremlinit pas përfundimit të mandatit të Medvedev.
Top Channel