Ndonëse është një realitet që shikohet dhe jetohet përditë nga qytetarët e Rrogozhinës dhe banorët e komunes së Terbufit, fusha e mbetjeve urbane buze lumit Shkumbin, vazhdon të jetë burim i nje ndotjeje të lartë për mjedisin.
Tymi nga djegia e plehrave cdo dite ne kete fushe eshte perhapur ne nje zone te gjere qe nga Rrogozhina deri ne afersi te Lushnjes. Banoret thone se kjo situate eshte krijuar prej kohesh.
Ne fushen e plehrave te Rrogozhines digjen mbetjet qe vijne nga qyteti i Rrogozhines, dhe nga disa komuna dhe qyteti i Kavajes madje edhe nga zona e Golemit ne Durres. Bashkia e Rrogozhines eshte perpjekur te nderprese transportin e mbeturinave nga keto zona duke kerkuar edhe ndihmen e Ministrise se Mjedisit, por s’ka mundur të zgjidhë problemin.
Mbledhja dhe djegia e mbeturinave prane Shkumbinit po kercenon mjedisin edhe per zonen bregdetare, pasi mjaft mbeturina permes lumit shkarkohen ne det duke rritur djeshem ndotjen ne Gjirin e Divjakes.
Top Channel