Rimbursimi i teksteve, nuk shpërndahen faturat

31/08/2010 16:00

Qindra prindër dhe nxënës që kanë pritur me orë të tera në radhë, tregojnë se edhe pse paketa e librave është e plotë, ata nuk janë pajisur me fature tatimore.

Disa nxënës të shkolles 9-vjecare ‘Vasil Shanto’, ne Tirane, tregojne se pasi kane marre paketen e plote te librave qe kushton rreth 4 mije leke, nuk kane marre asnje fature

Por ndersa Ministria e Arsimit kerkon qe qytetaret te denoncojne prane Drejtoresi se Tatimeve faktin qe nuk jane pajisur me fature tatimore, ne disa shkolla te tjera kjo procedure respektohet me rigorozitet

Ministria e Arsimit ka urdheruar shperndarjen e librave kundrejt fatures, por shkollat qe nuk e bejne kete justifikohen me faktin se paketa nuk eshte e plote. Mbi bazen e kesaj fature parate e librave u rimbursohen disa kategorive, nga gjysma e cmimit ose dhe cmimi i plote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA