Serbia është e gatshme të modifikoje rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Qëndrimi i Beogradit zyrtar është shprehur nga kryeministri Mirko Cvetkovic, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague.
“Beogradi është i gatshëm për kompromis mbi rezolutën për Kosovën në OKB, i cili do të ishte i pranueshëm edhe për partnerët evropianë të Serbisë”, ka pohuar Cvetkovic.
Ai ka theksuar se synimi strategjik i Serbisë është hyrja në BE, ndërsa përsa i përket Kosovës, zgjidhja e vetme është kompromisi.
Të njëjtin mesazh ministrit Hague ia ka përcjellë edhe presidenti Boris Tadic, i cili është shprehur i gatshëm për kompromis, por në asnjë mënyrë për të njohur Kosovën.
Top Channel