PS: Bregu gënjeu me numrin e hidrocentraleve

31/08/2010 15:00

Opozita publikoi sot të tjera të dhena mbi atë që prej disa ditësh prej selisë roze është konsideruar si skandali i koncensioneve në energjitikë. (UPDATE)

Më datë 27 gusht, pas disa pyetjesh publike të Partisë Socialiste, ministrja Majlinda Bregu pranonte se kunati i saj është aksioner i një kompanie që ka marrë me koncesion një hidrocentral në jug të vendit. Por partia socialiste në këtë pikë e akuzon ministren Bregu se nuk ka thënë tërë të vërtetën.

“Ministrja Bregu ka gënjyer në lidhje me këtë koncesion, pasi siç mund të shohim tek kontrata, nuk është dhënë vetëm një hidrocentral. Janë dhënë me koncesion për 35 vjet, plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetor prej 153 milion e 786 mijë e 127 Kilovat orë. Vlera totale e këtij investimi kap 32 milionë Euro për ndërtimin dhe vënien në punë të hidrocentraleve. Me kapacitetin që kanë, fitimi nga ky investim do të jetë 323 milion Euro”, tha deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Në dokumentin që bëri publik Partia Socialiste vendimi mban datën 11 Qershor të vitit 2009, pra disa ditë përpara zgjedhjeve të 28 Qershorit.

“Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, qeveria ishte e ndarë përgjysëm, ndërsa gjysma e qeverisë vidhte votat, gjysma tjetër vidhte pasuritë publike të shqiptarëve, duke shpejtuar të merrnin gjithcka që mundnin, në rast se vjedhja e votës nuk rezultonte e suksesshme,”tha Felaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA