Prifti: Abuzime me koncensionet

31/08/2010 15:20

Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti ka pranuar se gjate procedurave për dhënien e lejeve koncensionare në energjitike ka patur parregullsi dhe se personat përgjegjes në Ministrinë e tij mund te ndiqen penalisht.

“Auditi i Ministrisë më udhëzon kallëzim penal për dy ish-drejtorë”, thotë Prifti.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti i bën thirje Partisë Socialiste të mos vazhdoje me sulmet, sipas tij, ndaj bizneseve koncensionare pasi kjo taktike e PS-së po ndikon negativisht te investitoret e interesuar per projekte energjitike.

“Me jane ankuar koncensionaret per sulmet qe po u behen nga PS. Po terhiqen bankat dhe kompanite te cilat i mbeshtesin dhe me keto sulme rrezikojme te kemi me pak investime”, tha Prifti.

Persa i perket koncensionit mbi lumin zalli i Okshtunit, Prifti tha se ne kete projekt eshte i perfshire edhe dhendri i nje deputeti socialist.Ministri Prifti  ashtu si sekretari i Pergjithshem i METE-s, te henen, deklaroi se kane marre koncensione ato kompani qe kane plotesuar gjithe kriteret e kerkuara nga ministria, pa marre parasysh lidhjet e tyre familjare apo shoqerore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA