PD: Rama të flasë për akuzat

31/08/2010 15:30

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e bashkisë së Tiranës, Edi Rama se u ka vendosur gjoba kompanive te ndërtimit në këmbim të lejeve për ndërtime si dhe ka përvetësuar sipërfaqe të tera ndërtimore me kompanitë klienteliste ndërtimesh në kryeqytet.

“Kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri, Edvin Rama ose siç njihet në median e huaj dhe në rrethin e ndërtuesve si mister 20 %-shi, po fshihet prej 3 javësh në vrimën e Lepurit. Zoti Rama:Pse hesht? Pse nuk flet? Pse nuk bën transparencë për numrin e lejeve të ndërtimit? Pse hesht per 20 %-shin e gjobës ndaj ndërtuesit Dodë Doçi? Pse hesht per 1 milion dollarët që i keni kërkuar ndërtuesit Dine Fratari? Pse nuk tregoni për numrin e apartamenteve, që fsheh në emër të Dritan Avllajt, të njohur si Tan Lepri? Zoti Rama, pse nuk jep shpjegime për pjesën qe ndan në emrin e  Leprit nga 4 mijë apartamentet tek diga e liqenit apo për gjysmëmilion metër katror ndërtim? Çfarë do t’u thoni qytetarëve për qytezën Edvin dhe Tan Lepri? Çfarë tmerri të ka kapur që nuk del të përgjigjesh per 20 %-shin në kontratën e njerit nga investitorët? Për  gjobën me vlerën prej 100 milion euro, që firma ‘Vizion Construction’ është detyruar t’i japë me kontratë partnerit tuaj, Tan Leprit, me provë e jo me fjalë, me firmë e jo përralla, me dokumenta dhe jo me deklarata? Ju ftojmë, me shumë durim, dil nga kutia e Leprit dhe fol si  burrë! Dil dhe bëj transparencën e kutisë së Leprit! Dil, se gratë të kërkojnë në debat! Dil se shqiptarët duan të të dëgjojnë! Dil dhe nxirre nga barku Leprin e korrupsionit, zoti Rama”, tha në deklaratën e tij, deputeti demokrat Gerti Bogdani.

Top Channel