Obama: Vështirësi në Irak e Afganistan

31/08/2010 22:55

Presidenti amerikan, Barak Obama gjatë një takimi me një grup të veteranëve të luftës në Irak u shpreh se lufta përfundoi, por nuk do të këtë deklarata triumfi, pasi në këtë vend mbeten ende shumë punë për të bërë.

Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vijuar të flasë për situatën në Afganistan, ku u regjistrua edhe java më e përgjakshme për ushtarët amerikane që nga nisja e luftës.

“Është një moment i vështirë. Gjenerali Petraeus duhet të shqyrtojë mënyra të reja të drejtimit të operacioneve”, u shpreh Obama.

Deklarta e presidentit të SHBA-së ka ardhur pak orë nga mbajtja e fjalimit në Zyrën Ovale, ku ai do t’i drejtohet popullit amerikan mbi përfundimin e luftës në Irak dhe zhvillimeve në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA