Meksikë, 8 të vrarë në një bar të Kankunit

31/08/2010 19:05

Tetë persona kanë vdekur në Meksikë, në një sulm me bomba molotov ndaj një bari në lokalitetin turistik të Kankunit.

Gjashtë nga viktimat janë kamariere të lokalit, ndërsa dy janë burra, me shume mundësi klientë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Në agim, pranë barit kanë mbërritur dy makina nga të cilat kanë zbritur gjashtë vetë, të cilët kanë lëshuar bombat molotov duke shkaktuar një zjarr masiv.

Sipas mediave ndërkombëtare, pronari i lokalit kishte pasur më parë kërcënime dhe propozime për mbrojtje nga ana e grupeve të krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA