
Mungesa e ujit të pijshëm dhe të atij për vaditje ka detyruar banorët e fshatit Frankth të komunës Komsi të rrethit të Matit te braktisin vendlindjen.
Dikur nje fshat i banuar me mbi 100 familje, eshte thuajse i braktisur. Vetem 12 nga 100 familjet e dikurshme ne kete fshat vazhdojne te mbijetojne ne kete lagje te harruar nga pushteti vendor.
Per te siguruar ujin per nevojat jetike, banoret e fshatit Frankth duhen te bejne rreth 4 ore rruge vajtje-ardhje me kafshe. Sipas tyre nese do te kishte uje asnje nga familjet nuk do te ishte larguar nga fshati pasi toka eshte pjellore dhe ka me bollek. Ata thone se i jane drejtuar shpesh here dyerve te komunes por problemi i tyre akoma nuk ka marre zgjidhje.
Kryetari i komunes Komsi Pajtim Molla thote se akoma nuk jane levruar fondet per realizimin e projekteve qe do te furnizojne fshatin me uje. Si fshati Frankth, ka edhe te tjera zona ne rrethin e Matit.
Top Channel