Gjatë këtij viti në rrugët e Kosovës kanë vdekur mbi 90 shtetas kosovarë. Sipas Policisë së Kosovës, vërehet një rënie krahasuar me vdekjet e viteve të mëparshme.

Ndërkohë, me nisjen e vitit shkollor janë rritur edhe kontrollet në trafik. “Janë rritur kontrollet. Ato kanë si qëllim identifikimin e automjeteve që s’respektojnë rregullat, kryesisht ato të trafikut pranë shkollave”, deklaron Shpend Maxhuni, zyrtar i Policisë së Kosovës.

Toleranca do të jetë zero, deklarojnë autoritetet, të cilat kanë angazhuar edhe makina civile për të kapur më shpejt shkelësit e rregullave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA