Lazarat, plumba makinës, pasagjerët: Ishin policë
31/08/2010 23:45
Një makinë me 4 persona në bord është qëlluar me armë zjarri në fshatin Lazarat të rrethit të Gjirokastrës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima apo të lënduar.
Nga të dhënat e para mësohet se 4 personat nga Lazarati, të cilët ndodheshin në mjetin e goditur nga plumbat, kanë kryer një kallëzim penal në policinë e rrethit të Gjirokastrës. Ata pretendojnë se autorët të cilët kanë qëlluar kundër tyre kanë qënë policë.
Ndërkaq, policia e rrethit jugor ende nuk ka dalë në një version zyrtar të sajin për ngjarjen në fjalë.
Top Channel