Kumbaro, gjykata pezullon lirimin me kusht
31/08/2010 17:25
Gjykata e ekstradimeve në Londër ka pezulluar vendimin për lirim me kusht për Ilir Kumbaron, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbimin e biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha.
Sipas informacioneve të fundit, trupi gjykues ka pranuar garancinë pasurore për lirimin me kusht të Kumbaros, por ka hasur në kundërshtimin e përfaqësueses së shtetit shqiptar, Mary Westcott.
Për pasojë, Kumbaro do të qëndrojë në qeli edhe për të paktën 48 orët e ardhshme.
Gjatë seancës së zhvilluar, Kumbaro ka pretenduar sërish se ai është shtetasi Shaqja Shatri dhe jo personi me identitetin që i atribuohet.
Top Channel