Ministri kosovar për Integrimin, Besim Beqaj ka deklaruar se Kosova në të ardhmen mund të bëhet një rezervuar i fuqisë punëtore për vendet e BE, popullsia e të cilave po plaket.
“Kur Kosova të bëhet anëtare e BE-së, vendet evropiane do të përfitojnë nga popullsia inteligjente dhe e re në moshë e Kosovës”, ka pohuar Beqaj në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”.
Beqaj e ka cilësuar si “kundërproduktiv” regjimin e vizave, pasi sipas tij ata që duan të kalojnë kufirin e gjejnë mënyrën dhe pasi nga kjo situatë përfiton krimi i organizuar.
Më tej ministri kosovar i ka bërë thirrje Brukselit që të mos fillojë bisedimet për anëtarësimin me Serbina, nëse Beogradi nuk pranon më parë pavarësinë e Kosovës.
Top Channel