Felaj: Bregu gënjeu për koncensionet
31/08/2010 13:25
Partia Socialiste vijon akuzat ndaj familjes së ministres së Integrimit Majlinda Bregu, ndërsa në deklaratën e sotme deputetja Ermonela Felaj theksoi se ministrja gënjeu për koncensionin e HEC-it.
“Janë dhënë me koncension 10 HEC-e dhe kostoja e tyre arrin në 32 milionë euro. Vendimi për koncensionin u dha më 10 qershor të vitit të kaluar”, tha Felaj.
Sipas deputetes, para zgjedhjeve të 2009 u ndanë edhe pasuritë publike.
Top Channel