Katër kolonë izraelitë u qëlluan për vdekje pas një sulmi në Bregun Perendimor, dy burra dhe një grua, njëra prej të cilave shtatzënë.
Makina me të cilen udhëtonin u qellua ne nje rruge mes vendbanimit të Kiriat Arbas dhe fshatit palestinez Bani Naim, ne afersi te qytetit te Hebronit.
Sulmi ndodh ne kohen kur pritet të nisin bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve ne Uashington. Sulmi eshte kryer jo nga një person i vetëm dhe sipas forcave të sigurisë izraelite bëhet fjalë për një pritë të planifikuar mirë.
Fill pas ngjarjes qe ka ndodhur rreth ores 18.30 me orën tonë, forcat e sigurise izraelite janë në gatishmëri të lartë.
Krahu i armatosur i HAMAS-it, brigadat Ezedine Al Kasam mori përsiper sulmin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nga Uashingtoni tha se terrori nuk do të vendosë kufijtë e Izraelit.
Ky eshte sulmi i pare vdekjeprurës në Bregun Perëndimor prej 14 Qershorit kur u vra nje oficer policie.
Top Channel