Vrasja e policit, shoqërohen 60 persona

30/08/2010 19:30

Rreth 60 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e policit rrugor, Kol Ndreshaj.

Efektivi i policisë u ekzekutua një ditë më parë teksa kryente shërbimin në Malësinë e Madhe gjatë festës që u zhvillua ne fshatin Reç.

Shumica e të shoqëruarve janë persona që kanë marrë pjesë në këtë festë si dhe banorë të zonës.

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme dyshohet që polici të jetë ekzekutuar pas një sherri të çastit.

Autori e ka qëlluar efektivin me dy plumba, ndërsa trupi i pajetë i Ndreshajt është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët më pas kanë lajmëruar komisariatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA