Tekstet për minoritarët

30/08/2010 20:00

Partia e Minoritetit Etnik Grek, MEGA, ka thirrur në një takim, përgjegjësit e arsimit të rretheve Sarandë, Gjirokastër, Delvinë si dhe drejtorët e shkollave të minoritetit, për të ngritur shqetësimin e fëmijëve dhe të prindërve për mungesën e përsëritur të teksteve shkollore në gjuhën greke.

Drejtues të kësaj partie kanë deklaruar se, edhe pse MEGA ka një qëndrimi kritik ndaj institucioneve shtetërore lokale dhe qëndrore, ato gjithmonë tregojnë indiferentizmin dhe neglizhencen e tyre në zgjidhjen e problemeve të këtij minoriteti.

Ata kanë sjellë si shembull mungesën e teksteve shkollore në gjuhën amtare dhe mungesa e programeve të studjuara dhe përshtatrura për komunitetin.

Arsimtarët janë shprehur se edhe ky vit shkollor do të nisë me mangësi të theksuara, ashtu si edhe një vit më parë.

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka deklaruar se të gjitha problemet e shtruara në këtë takim do t’i parashtrojë në kabinetin qeveritar për t’u dhënë zgjidhje.

Ndërkohë që kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço tha se iniciativa e ndërmarrë nga ana e subjektit polititk që drejton i tejkalon caqet e përfitimit politik.

Kiço e konsideruar si një problem që i prek të gjithë dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.

Top Channel