PD: Rama t’i përgjigjet akuzave për korrupsion

30/08/2010 15:30

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kreut të bashkisë dhe të opozitës, Edi Rama.

Sipas deputetit Eduart Halimi, zoti Rama ka zgjedhur heshtje dhe ka frike t’i pergjigjet akuzave për korrupsion me lejet.

“Heshtja e Mr.20% për gjobat mbi lejet e pallateve për qytezën “Edvin and Tan Lepri”  në afërsi të digës së Liqenit; heshtja prej varri  mbi 20% e përvetësuar në çdo leje, prej 12 vitesh;heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dodë Doçi për gjobën 20%,heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dine Fratëri për 1milion dollarë gjobë;heshtja ndaj akuzave të medias për gjysmë milion m2 ndërtim;heshtja për sipërfaqen që disponon nga 4 mijë apartamente në qytezën “Edvin and Tan Lepri”; Heshtja për 100 milion euro, vetëm nga një zhvillues, me dokumenta e prova; E gjitha ulëret frikshëm për ty, Edvin Kristaq Rama. Zoti Rama, kam një ftesë të thjeshtë, dil nga kutia, bëhu i gjallë, përgjigju, dil e bëj transparencën e kutisë së Leprit. Ky lepri i ri miliarder nuk ha vetëm bar, ky ha pemë, ha lulishte,  parqe e çdo gjë të gjelbër të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Halimi.

Top Channel