Konçesionet për mazhorancën, reagon METE

30/08/2010 19:55

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomise dhe Energjitikës, Durim Kraja, në një deklaratë për shtyp sqaron se nuk ka asnjë shkelje të ligjit apo favore kundrejt familjarëve të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu për dhënien e lejes së ndërtimit e hidrocentraleve mbi lumin Zalli i Okshtunit ku rezulton të jetë aksioner dhe kunati i ministres së Integrimit.

Sipas Krajës, lidhjet familjare të drejtuesve të kompanive që kanë fituar konçensionet energjitike, nuk kanë qenë arsye për t’i përjashtuar ata nga gara.

“Nuk i gjykojmë dhe vlerësojmë politikisht konçensionet, kështu po goditet biznesi pa të drejtë, po të shohim gjithë konçensionet e dhëna do gjejmë kushëri, kunetër, farefis të secilit nga ne pozitë-opozitë, nuk bëjmë dhe analizojmë farefisni, por shohim sa plotësojnë kushtet”, është shprehur Kraja.

Lidhur me faktin tjetër të opozitës se kompania e kunatit të ministres Bregu nuk ka përvojë në energjtikë pasi është krijuara në vitin 2008, zoti Kraja tha se konçesioni për HEC-in nuk i është dhënë vetëm kësaj kompanie, por së bashku me 5 të tjera.

“Ky bashkim i përkohshëm ka plotësuar gjithë kriterët financiare, ekonomike apo eksperiencën”, tha Kraja.

Ditët e fundit opozita ka nxjerrë fakte se një pjesë e konçesioneve për hidrocentrale iu është dhënë familjarëve të anëtarëve të mazhorancës, por sipas ministris së Ekonomisë, përsa kohë nuk shkelet ligji dhe plotësohen gjithë kriteret për marrjen e një lejeje konçensionare, ky s’ka pse të jetë preçedent për mospranimin e ofertave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA