
Partia Socialiste ka deklaruar se kriza po godet ekonominë e shqiptarëve, të cilët duhet të perballen me një valë shtrenjtimesh të artikujve kryesorë.
Opozita u shpreh se rritja e miellit dhe cmimit te bukës ka sjellë rritjen e disa produkteve jetike, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.
“Kriza ekonomike po i rëndon cdo ditë e më shumë financat e familjeve shqiptare dhe po vështirëson mbijetesën e tyre. Cmimi i bukës është rritur përsëri në shumë qytete duke arritur në 1 mijë lekë, sic e kishim parashikuar. Kjo vjen nga interesat monpoliste që qeveria ka lejuar dhe vazhdon të lejojë që të veprojnë me importin dhe tregtimin e miellit me shumicë. Qeveria duhet të kontrollojë monopolet dhe jo furrat e bukës. Përqasja e qeverisë për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit, po varfëron familjet shqiptare’, deklaroi deputetja Eglantina Gjermeni.
Top Channel