LSI: Reforma zgjedhore kërkon bashkëpunim

29/08/2010 16:35

Lëvizja Socialiste për Integrim u kërkoi edhe një herë dy forcave të mëdha politike të nisin punën për reformën zgjedhore.

Lidhur me akuzat qe PS po ben ndaj qevrise, Petrit Vasili deklaroi se korrupsioni nuk luftohet me fleterrufe ne media.

“Rruga me të cilin komunikohet me Komisionin e Venecias është e qartë. Kushdo që ka ankesa dhe pretendime, është ai që i drejtohet Komisionit të Venecias. Kështu që PS e cila ka ankesa apo ka rezerva duhet të ndërmarrë dhe nuk e kuptoj pse nuk e ndërmerr një rrugë të tillë për të parashtruar ankesat apo rezervat që ka lidhur me këtë ceshtje. Nuk e kuptoj pse ua kërkon të tjerëve dhe i shmanget një përgjegjësie të tillë. Nuk ka kohë për të humbur më për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore mund të fillojë edhe që nesër, pra që të hënën e kësaj jave. Ndërkohë që çështjet e këtij komisioni për çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, është një ceshtje krejtësisht më vete, dhe nuk ka lidhej fare me reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore, përmirësimi i saj, ka qenë një sfidë që ka filluar që ditën parë pas zgjedhjeve, që kur raportuesit ndërkombëtarë kanë bërë shënimet e tyre dhe na kanë lënë disa detyra”, thekson Vasili.

Nuk vonoi reagimi nga selia roze, ku i kerkohet ministrit te Shendetesise te tregoje tenderat dhe lidhjet me firmen e kusheririt te tij. “Z. minister, sa tendera ka përfituar një kushëriri juaj këtë vit qeverisës në ministrinë që ju drejtoni, dhe pse qyshse jeni bërë ju drejtues i këtij dikasteri, shpalljet e tij fitues në tenderat e ministrisë janë shumëfishuar?”, tha deputeti Pirro Lutaj.

Top Channel