
Bashkia e Tiranës deklaroi se akuzat e PD-së janë vrer dhe shpifje që bën Sali Berisha për shkak të fakteve tronditëse për korrupsionin në qeverine e tij, mes të cilëve edhe rasti i Albana Vokshit.
“Hodhi kryeministri një gurë në lumë në gojën e Albana Vokshit dhe cdo ditë një lepur i oborrit te Saliut ben budallain që ta nxjerrë atë gur në sytë e publikut. Sali Berisha i kujton shqiptarët për budallenj dhe nxjerr gjithfarë lepujsh që vjellin vrerë e hedhin baltë por shqiptarët dinë ta dallojnë shpifjen nga akuzat e vërtetuara me fakte për korrupsion. Të mos përballesh me akuzat e korrupsionit si në rastin e minisrit Prifti, ministres Bregu dhe deputetes Vokshi është thjesht dhe vetëm shenjë e qartë se Saliut dhe familjes në pushtet i ka hyre keq lepuri në bark”, deklaroi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi.
Top Channel