
Qindra banorë të Dukatit dhe Orikumit janë mbledhur në sheshin prane shkolles së mesme të Dukatit të ri për të kërkuar edhe një here nga qeveria t’i japë zgjidhje cështjes së pronësisë për tokat e tyre.
Ne nje proteste paqesore qe ka nisur rreth ores 18:00 të dites së premte, banoret i kane kerkuar qeverise t’u njohe tapite dhe certefikatat e pronesise per 260 km katror toke qe sipas tyre u takon pasi eshte trashegimia qe u kane lene te afermit e tyre. Kjo siperfaqe prej 260 km katror shtrihet nga Kepi i Gjuzes deri ne Llogora. Pjese e kesaj proteste eshte bere edhe kreu i bashkise se Orikumit Kanan Braho, i cili ka dale ne mbeshtetje te banoreve te Dukatit.
Keta banore kane deklaruar se nuk do te lejojne qeverine te filloj ndertimin e parqeve eolike ne Karaburun pa u ndare fillimisht atyre titujt e pronesise mbi keto toka. Banoret kane protestuar gjithashtu kunder ushtrimit te dhunes, sipas tyre prej forcave te policise gjate arrestimit te te rinjve Dukatas si dhe i kane bere me dije ministrit te Brendshem Lulzim Basha se nuk do te stepen prej kercenimeve per ndjekje penale nese bllokojne rruget nacionale.
Gjate protestes qe ka zgjatur rreth 4 ore eshte zgjedhur dhe nje kryepleqesi prej 21 anetaresh te cilet do te jene ne krye te ketij grupi protestuesish. Ne perfundim te ketij takimi protestuesit kane bere edhe nje fletepalosje qe permban nje betim te te interesuarve per mbrojtjen me cdo cmim te pasurive te tyre. ky “betim” eshte firmosur edhe nga banore te tjere te Dukatit dhe Orikumit te cilet nuk kane qene pjese e protestes.
Top Channel