Bregu: I përgjigjem ligjit

28/08/2010 15:35

Në një deklaratë, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka sulmuar ashper kreun socialist Edi Rama që sipas saj nuk mund të mbulojë gjobat miliona euro ndaj kompanive të ndërtimit me akuzat për biznesmene dhe kontrata ligjore.

Zonja Bregu në deklaratë akuzon zotin Rama si burracak që fshihet pas seksereve me emra kafshësh të buta dhe grave dhe kerkoi prej tij te jape pergjigje per aferat korruptive, sipas saj per ndertimet te liqeni, qytezen Delijorgji, dhe pse 80 % te lejeve ne Tirane i fitojne vetem 4 firma.

Lidhur me kerkesen e socialisteve, zonja Bregu është shprehur se i pergjigjet vetem ligjit jo atyre qe i quajti ‘kurthe te opozites’.

Top Channel