
Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me 16 vite burg nga një gjykatë në Angli, të akuzuar për përdhunimin e dy vajzave minorene.
Jeton Jashari, 18 vjec, dhe Binak Hasa, 19 vjec pasi i kanë mashtruar vajzat i kanë cuar ato në një park duke i përdhunuar.
Ngjarja ka ndodhur shtatorin e shkuar në zonën “Grove Open Space” në lagjen “Harrow”.
Gjykatës ju tregua se si Binak Hasa pasi e përdhunoi minoren i vodhi telefonin celuar dhe i telefonoi vajzës tjetër të përdhunuar nga shoku i tij Jeton Jashari.
“Do të hedh shtëpinë në erë. Bëj kujdes nëse merresh me mua dhe nuk e mbyll gojën”, ky ka qënë kërcënimi tronditës lëshuar nga Binak Hasa, i cili u dënua me 8 vite burg.Po të njëjtin dënim mori edhe bashkëautori tjetër në këtë krim Jeton Jashari.
Gjatë procesit gjyqësor që zgjati dy javë, të dy shqiptarët nuk i kanë pranuar akuzat, por juria i ka gjetur ata fajtor.
Binak Hasa për policinë lokale ishte një personazh i njohur pasi ishte dënuar më parë për 7 vepra penale . Përfshirja në krime për të fillon që në moshën 10 vjecare, kur ai do të arrestohej në shkollë për mbajtje të një thike. Gjithashtu ai ishte edhe një përdorues i rregullt droge.
Top Channel