Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Xhamlliku”, ka sekuestruar një sasi prej 5.6 kg marijuanë si edhe arrestoi tre shtetas të cilët e shpërndanin atë. (UPDATE)
Pas nje hetimi disa javor, policia ka nderhyre duke kryer edhe prangosjen ne flagrance te tre prej shitesve te marijuanes ne zonat e quajtura Xhamlliku, Brryli dhe Kinostudio. Njeri prej te cileve me shtetesi italiane. Ai se bashku me dy vellezerit Endrit dhe Eri Dervishi dyshoheshin se shisnin prej kohesh droge ne kete zone.
Zedhenesja e policise se Tiranes, Alma Katragjini tha gjate nje komunikimi per shtyp, se shtetasit italian dhe dy vellezerve ju bllokuan ne cilesine e proves materiale 312 qese farmaceutike me marihuane qe e kishin per shitje te brendshme.
Katragjini tha se, policia ka arrestuar edhe 34-vjecarin Saimir Cocaj, ne autostraden Tirane-Durres me nje sasi prej 12 gram kokaine. Policia tha se kokaina u gjet ne automjetin e tij tip crajsler dhe ishte me qellim shitjeje.
Top Channel