Shkollat, fluks për libra

27/08/2010 09:10

Çerdhet, kopshtet, shkollat 9-vjeçare, por edhe shkollat e mesme për tri ditët e fundit janë “pushtuar” nga prindër e nxënës.

Të gjithë duan të regjistrojnë fëmijët në një nga institucionet e arsimit parauniversitar.

Por jo vetëm kaq, radhë e madhe dhe fluks qytetarësh për të blerë edhe librat, në kohë, para nisjes së vitit shkollor.

Nisur nga kërkesat, paraqitjet në shkolla e rikthimet për shkak të plotësimit të dokumentacionit, sekretaritë e shkollave dhe administrata e këtyre institucioneve arsimore do të qëndrojnë të hapura edhe në fundjavë, si për fundin e gushtit ashtu edhe fillimin e shtatorit.

Më 28 dhe 29 gusht, si dhe 4 dhe 5 shtator sekretaritë do të qëndrojnë hapur për të bërë veprime, ndërkohë që të gjithë prindërit që kanë qenë në punë e nuk kanë mundur dot të shkëputen apo të marrin leje, do të jenë të lirë që në fundjavë të mbyllin të gjitha procedurat zyrtare.

Jo vetëm në shkolla, por edhe pranë drejtorisë arsimore, të interesuar për çështje të ndryshme, paraqiten çdo ditë pranë zyrave të specialistëve për të marrë informacion e për të qenë në korrent me zhvillimet e reja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta