Inter sot përballet me Atletico Madrid

27/08/2010 14:40

Herën e fundit kur Interi fitoi Campions Ligë, Superkupa nuk egzistonte.

Zikaltrit sot janë debutues në luftën për këtë trofe të cilin do ta ndajë në finalen e vetme me Atletikon e Madridit në Montekarlo, një tjetër skuadër kjo debutuese.

Për herë të parë në këtë finale do të përballen dy skuadra që nuk e kanë diskutuar asnjëherë këtë trofe që nga viti 1998. Pesë herë e ka fituar Superkupën skuadra që ka fituar Campions Ligën, pesë trofetë e tjera janë fituar nga skuadra që ka fituar Kupën UEFA. Nga këto statistika Interi niset si pretendent, por jo vetëm në bazë të statistikave, edhe nëse do të krahasojmë emrat e lojtarëve të të dyja skuadrave, vetëm Forlan dhe Aguerro, mund të ishin të denjë për të veshur fanellën zikaltrë. Atletiko e mbylli sezonin e shkuar kampionatin në vendin e 9, 52 pikë larg Barcelonës kampione.

Interi i mbrëmjes së sotme është ai i finales së Madridit, vetëm me një ndryshim në sulm, Eto do të luaj majtas dhe Pandev djathtas, pasi maqedonasit i duhet të mbuloj avancimet e Majkonit, ndërsa kamerunezi mund të shkojë drejt portës i mbrojtur nga pas nga Kivu, Zaneti dhe Kambiaso. Ndërkohë atletiko ka disa dyshime në formacion. Mendohej se ish-juventini Tigao nuk do të grumbullohej, por ndoshta do të jetë sot në formacion.

Në krah pritet të luaj Rejes dhe i riu i marrë nga Arsenali Merida, sa i përket sulmit të pakta janë dyshimet, dyshja e avancuar për spanjollët do të jetë Forlan dhe Aguerro. Kjo do të jetë finalja e parë e Superkupës me 6 gjyqtar, një eksperiment i bërë ky sezonin e shkuar në kupën Europa Ligë. Spektakli i kësaj finaleje të madhe do të ndiqet nga mbi 17 mijë vetë në stadium Luis i II, ndërkohë për të gjithë të tjerët SuperSport do të transmetojë drejtpërdrejtë në formatin standard dhe HD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA