Patrullimi i policisë rrugore, në autostradën e re Durrës-Kukës, mungon. Gjate vëzhgimit të Top Channel, por edhe sic shprehen vetë udhëtarët që përshkojnë këtë rrugë, policia rrugore shqiptare dhe ajo kosovare nuk janë prezentë në patrullimin e njërit prej segmenteve më të rëndësishëm të vendit.
Marreveshja e nenshkruar ne muajin qershor mes dy ministrive te Brendshme te dy vendeve parashikonte patrullim te perbashket te rrugeve kombetare ne Shqiperi nga policia rrugore e Kosoves. Marreveshja ne qershor u trumpetua si nje arritje mes policive te dy vendeve dhe si nje marreveshje qe do te vinte ne ndihme per patrullimin e akseve kombetare gjate sezonit veror.
Vetem gjate periudhes se gushtit ne segmentin e autostrades kane humbur jeten dy persona dhe 9 te tjere jane plagosur si pasojë e shpejtesisë se madhe, si edhe parakalimeve te gabuara.
Top Channel