UEFA, Collina në krye të arbitrave
26/08/2010 16:10
Ish-arbitri italian Collina është zyrtarisht kreu i sektorit arbitral të UEFA-s.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Platini dhe sekretari i përgjithshëm Infantino.
“Detyra e Collina-s do të jetë ajo e përmirësimit të arbitrave dhe cilësisë së prezantimeve të tyre, orientimi i drejtuesve të garave për ndeshjet e ndryshme dhe të bëhet supervizor i projektit të pesë arbitrave”, është shprehur Infantino.
Top Channel