Një sms ul “gjakrat” mes Shumaker dhe Barrikelos

26/08/2010 17:55

Nëpërmjet një mesazhi telefonik vendoset shuhen mosmarrëveshjet mes Majkell Shumaker dhe Rubens Barrikelos.

Sipas mediave belge, shtatë herë kampioni i botës i ka dërguar një sms ish-kolegut të tij tëk Ferrari ku i ka kërkuar ndjesë për parakalimin e në garën e Budapestit, që për pak sa nuk shkaktoi një incident të rrezikshëm për Barrikelon.

Mësohet se piloti brazilian i është përgjigjur rekordmenit gjerman në Formula 1 me tone të buta si dhe ka pranuar ndjesën e tij.

“Faleminderit! E pranoj ndjesën tënde dhe nuk ka asnjë problem. Jeta vazhdon!”, thuhet në përgjigjen e Barrikelos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA