Milan tenton edhe Robinjon

26/08/2010 17:00

Karta Robinjo është asi nën mëngën e milanistëve nëse dështojnë tratativat për mbërritjen e suedezit Zlatan Ibrahimoviç në San Siro.

Të paktën kështu shkruajnë gazetat angleze, sipas të cilave Milan dhe Mançester Siti, i cili zotëron kartonin e lojtarit kanë nisur bisedimet për arritjen e akordit.

Gazeta “BSkyB” pohon se kuqezinjtë ende nuk kanë dalë me një ofertë zyrtare, e vonuar kjo për arsye se italianët janë në pritje të një përgjigjeje prej Ibrahimoviç.

Por në arritjen e akordit me lojtarin Milan duhet të mposhtë edhe konkurencën e Barcelonës, shumë e interesuar për të patur shërbimet e tij. Vetë lojtari pati deklaruar disa ditë më parë se dëshiron të luajë në Itali osë Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA