Kuzhe publikon 23-shen anti-Rumani

26/08/2010 20:15

Trajneri kroat Josip Kuzhe pak ditë përpara fillimit të grumbullimit të përfaqësueses ka publikuar listën e 23 lojtarëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë eliminatore të Kampionatit Europian Euro 2012.

Takimi i parë do të luhet me Rumaninë më datë 3 shtator në Bukuresht e 4 ditë më pas me Luksenburgun më 7 shtator, ndeshje që do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndër emrat që kroati ka përzgjedhur për këto ndeshje nuk ka ndryshime e as mungesa në krahasim me ndeshjet e fundit miqësore që ka zhvilluar përfaqësuesja kuqezi, duke përjashtuar këtu Altin Lalën, i cili mendohet të grumbullohet sërish për ndeshjet e ardhshme, por që për momentin është i dëmtuar.

Ervin Skela gjithashtu është grumbulluar për këtë ndeshje edhe pse nuk ishte i pranishëm ndaj Uzbekistanit. Organizatori vlonjat është për momentin i vetmi nga lojtarët e grumbulluar që ende nuk ka një kontratë me një klub për sezonin e ri, por pavarësisht kësaj për trajnerin Kuzhe, prania e Skelës është e domosdoshme për repartin e mesfushës.

Grumbullimi i skuadrës kuqezi do të bëhet ditën e dielë më datë 29 dhe më datë 2 shtator do të bëhet nisja për në Rumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA