Di Natale refuzon Juven, Trezeguet pëlqen Lazio-n

26/08/2010 11:40

Sulmuesi më i mirë i vitit të shkuar në Serie A, Toto Di Natale ka refuzuar një ofertë që ndoshta nuk i vjen më në karrierën e tij.

33 vjecari i ka thënë “jo” Juventusit duke mos e braktisur skuadrën e Udinezes. Kjo përgjigje e detyron skuadrën nga Torino të hidhet në sulm për italianin e Villareal, Giuseppe Rossi.

Cdo lëvizje po kryhet pasi sulmuesi David Trezeguet ka shprehur deshirën për të shkuar tek Lazio. Juventus po punon edhe për të marrë argjentinasin Nicolas Burdisso, për të cilin zikaltërit kërkojnë 8 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA