Champions, Inter dhe Mourinho rrezikojnë përplasjen

26/08/2010 09:50

Interi dhe Jose Mouriunho mund të ndeshen që në fazën e grupeve të Champions Lerague.

Kampionët e Europës ndodhen në vazon e parë të shortit që do të hidhet sot në Montecarlo. 8 do të jetë numri i grupeve me nga 4 skuadra, ku në total janë 32 skuadrat që do vazhdojnë aventurën prestigjoze europiane.

Inter, Milan, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Bayern Munchen e Lyon ndodhen në vazon e parë, ndërsa Real Madrid, Werder Bremen, Roma, Shakhtar Donjetsk, Benfica, Valencia, Marseja dhe Panathinaikos përbëjnë grupin e skuadrave të dyta.

Më pas ato ndiqen nga skuadrat e Tottenham, Rangers, Ajax, Schalke 04, Basel, Braga, FC Kopenhagen dhe Spartaku i Moskës. Grupi i fundit përbëhët nga ato që cilësohen si skuadrat më të dobëta të turneut, Auxerre, Hapoel Tel Aviv, Twente, Rubin Kazan, Cluj, Partizani i Beogradit, Zilina dhe Bursaspor.

Gjatë shorteut do jepen edhe cmimet e lojtarëvë më të mirë të edicionit të fundit të Champions League në bazë të votave të trajnerëve. Të premten do të hidhet shorti i fazës së gruprve te Europa League ku në garë do jenë 48 skuadra.  

Top Channel