Burdiso vendos: Preferoj Romën

26/08/2010 16:50

Pas dështimit në tratativën për marrjen e Di Natales, Burdiso i jep një tjetër goditje merkatos së Juventusit.

Agjenti i mbrojtësit argjentinas ka deklaruar se lojtari ka zgjedhur qendrimin në Romë.

“Tashmë kemi zgjedhur. Respektojmë Juventusin, por i kemi dhënë fjalën Romës. U telefonova drejtuesve të Juventusit dhe u bëra të njohur vendimin tonë, qendrimin me skuadrën verdhekuqe”, shprehet agjenti i Burdisos, Fernando Hidalgo.

Juventus ishte mjaft pranë marrjes së Burdisos dhe për këtë bisedimet me klubin e Interit, i cili zotëron kartonin e lojtarit ishin intensifikuar ditët e fundit. Por ndërhyrja e vetë futbollistit duket se i ka prerë rrugën kalimit të tij në Torino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA