Benitez: Pse iku Mourinho nga Interi?

26/08/2010 14:15

Trajneri i Interit Rafa Benitez zgjat edhe më shumë polemikën në distancë me paraardhësin e tij tek Interi, Jose Mourinho, i cili tha pak ditë më parë se Rafa ka gjetur një skuadër të ndërtuar dhe nuk do të lodhet për asgjë.

“Jam i cuditur që Mourinho ka deklaruar kështu pasi ai nuk flet asnjëherë për asgjë. Gjithsesi është e qartë së skuadra është e fortë dhe ishte e tillë edhe kur erdhi ai. Fitojnë shoqëria dhe lojtarët dhe ai nuk është më. Nëse gjithcka ishte perfekte pse u largua? Ishte një vendim që e mori vetë. Une jam shumë i kënaqur që jam këtu pasi është një klub i madh nga të gjitha këndvështrimet”, theksoi spanjolli në një intervistë për Inter Channel.

Më tej ai i kërkoi skuadrës që të përqëndrohet në projektet e së ardhmes. “Tani duhet të punojmë shumë dhe mua nuk më intereson të flas për Mourinho-n. Dua të vazhdoj të fitoj pa bërë krahasime me të shkuarën. Qëndrova 6 vjet në Angli që është një rezultat i mirë për mua. Për të qëndruar këtu sa Fergusoni tek United do shkoja 74 vjec dhe do më duhej një shkop për t’u mbajtur”, përfundon Benitez.  

Top Channel