Azil për paraplegjikët

26/08/2010 21:15

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët të cilët nuk kanë prindër apo të afërm, do të kenë mundësi të jetojnë në një azil posaçërisht për ta.

Shoqata Nënë Tereza dhe shoqata e paraplegjikëve, mundëson qëndrimin dhe ushqimin në azil për 15 paraplegjikë, ndërkohë që do të mundësohet një drekë falas për rreth 50 persona të varfër.

“Shoqata Nënë Tereza do të financojë mbulimin për ushqimin e tyre gjatë kohës që do të rrinë këtu, por njëkohësisht do të ofrojë ushqim edhe për persona të cilët janë në varfëri ekonomike”, është shprehur Ndrece Ismaili, kryetari i Shoqatës së Paraplegjikeve.

Ambientet që do të shërbejnë për qëndrimin dhe akomodimin e paraplegjikëve azilantë janë rikonstruktuar dhe plotësojnë të gjitha kushte e përshtatshme për ta.

Para dhe tetraplegjikët u bëjnë thirrje donatorëve të huaj dhe bizneseve shqiptare të kontribuojnë sado pak për mbarvjatjen e këtij azili.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta