Tiranë, arrestohet një shtetas italian

25/08/2010 14:30

Arrestohet në Tiranë për qëllime ekstradimi një shtetas italian.

Sipas informacioneve të fundit, në pranga u vu Italo Gigante, i cili kërkohej nga drejtësia e Belgjikës për mashtrim me fondet e Bashkimit Evropian.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Mihal Duri” në kryeqytet. Gigante akuzohet edhe për riciklim parash.

Top Channel