Ronaldinho: Tek Barcelona, vitet e mia më të mira

25/08/2010 09:25

Letër e hapur e Ronaldinho për të gjithë fansat, stafin dhe futbollistët dhe miqtë  e tij në Barcelonë, në vigjilie të Trofeut Gamper, mes spanjollëve dhe Milanit.

“Do doja të përfitoja nga ky rast për të falenderuar për gjithçka kemi ndarë në pesë vite ku kam mbrojtur fanellën e Barcelonës”, është shprehur Ronaldinho.

“Ishin me siguri vitet e mia më të mira të jetës sime. Të kthehesh në Camp Nou është me të vërtetë speciale për mua. Ky do jetë gjithnjë një nga stadiumet e mi të preferuar”, ka shkruar ai në faqen e internetit të Barcelonës.

Top Channel