Robinho: Do të shkoj në Itali ose në Spanjë

25/08/2010 09:50

Robinho i thotë jo Fenerbahçes dhe bën të ditur se dëshiron të luajë në Itali ose në Spanjë.

Deklaratat e tij, sulmuesi brazilian i ka bërë në sportiven “Rede Globo”.

“Janë duke u zhvilluar bisedime, por ende nuk mund të them asgjë”, është shprehur Robinho që së fundmi ka fituar kupën e Brazilit me Santos.

“Në një javë nuk mund të bëhen shumë gjëra”, ka shtuar ai.

“Rede Globo” ka kujtuar se Robinho ka marrë oferta nga Milani dhe Barcelona.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta