Largimi i Domenech, 1.5 milionë euro

25/08/2010 13:50

Ish trajneri i Francës, Raymond Domenech do të marrë nga “1.5 në 2 milionë euro” nga vendimi i Federatës së futbollit për pushimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “France Soir”.

“Një pushim nga puna i pastër dhe i thjeshtë, nuk është i pranueshëm në nivelin juridik”, shpjegon gazeta.

Për këtë, shton “France Soir”, “të dyja palët duhet të shkojnë drejt një pushimi nga puna konsensual që mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë federatës franceze”.

Top Channel