“Himara”, të rinjtë: Na rrethuan me shishe me benzinë

25/08/2010 15:00

Flasin për Top Channel dy nga të rinjtë vlonjatë të akuzuar për ngjarjen e Himarës.

“Jam student ne degen ekonomik në Tiranë. Në Jalë ne shkuam me pushime. Me cudit fakti që për një aksident u futen kaq rryma politike”, thotë Dijon Bushi, 21 vjec njëri mes tete djemve, te akuzuar per ngjarjen e 12 gushtit, gjate te ciles mbeti i vdekur himarioti Aristidh Guma.

Ky i ri se bashku me shokun e tij Fabjon Jahaj, kane lene qelite e paraburimit ne policine e Vlores perballe nje mase me te lehte, ate te detyrimit me paraqitje para gjykatesve, e megjithate ne i takojme se bashku jo shume larg ambienteve te gjykates. Jeta e ketyre te rinjve ka ndryshuar papritur qe prej asaj dite, nga studente te degeve me te preferuara ne vend si artitektura, informatika deri tek Juxhin Mustafaraj qe ndjek arsimin e larte per juridik ne Bolonja te Italise, ne te akuzuar per vdekjen e nje shtetasi.

Njeri prej tyre Ilir Muka akuzohet nga prokuroria per vrasje me dashje, dhe te gjithe te tjeret per largim te autorit te krimit nga vendi i ngjarjes.

Por dy nga keta djem qe ndodhen ne liri akoma nuk e kuptojne akuzen, sepse sikurse shprehen, ata kane qene pasagjere ne nje makine, e cila nuk ndodhej ne vendngjarje.

“Ne ikëm për pushime dhe ne nuk e njihnim fare se kush ishte personi që vdiq.Ishim me një makinë tjetër dhe cfarë ndodhi e morëm vesh nga gazetat”, thotë i riu Fabion Jahaj.

Babai i Ilir Mukes akuzon Vasil Bollanon qe sipas tij po e perdor fatkeqesine ne familjen Guma duke i dhene ngjyra etnike.

“I themi Bollanos të mos kërkojë gjykatës edhe hetues grek sepse ndodhet në tokën e Shqipërisë. I bëj një thirrje mos e shfrytëzojë fatkeqesinë e tjetrit për qëllimet e tjera. Ai që u vra nuk ishte grek”, thotë Halo Mukaj.

Engjell Meminaj eshte babai i Bledar Meminaj, i cili mbahet se bashku me pese vlonjatet e tjere ne paraburgim. I biri eshte student per juridik, dhe ky burre proteston pasi edhe ai thote se ngjarja ishte nje aksident qe nuk duhej t’i vishet kaq urrejtje.

Interesimit te Top Channel per t’i takuar nje per nje  prinderit e djemve nen akuze nuk ju pergjigjen te gjithe. Ndonjeri prej atyre qe doli para kameras foli me ngurrimin se mos fjalet keqinterpretoheshin. Ata qe nuk erdhen zgjodhen te heshtin sepse sikurse thane ne telefon, ndihen te braktisur ne nje ceshtje qe sipas tyre eshte fryre dhe ata po vuajne pasojat.

Ngjarja e 12 gushtit ne Himare vazhdon te mbaje te gjalle nje debat qe shume shpejt mori te tjera ngjyrime dhe te tjera permasa dhe qe ka lene pas nje vorbull polemikash etnike. Nga ajo dite, 6 persona ndodhen ne burg dhe dy jane liruar. Ndersa ajo qe do te mbetet ne fund eshte vdekja e nje personi, qe asnje polemika apo akuze nuk do t’ja ktheje me familjes.

Top Channel