Champions, kualifikohet Verder Bremen

25/08/2010 08:05

Rosenberg dhe Pizaro i kanë dhënë kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, skuadrës së Verder Bremen e cila vetëm në kohën shtesë ka arritur të shënojë 2 gola në Marasi përballë Sampdorias.

Edhe pse gjermanët kanë humbuir 3-2 në ndeshjen e dytë, fitorja 3-1 në sfidën e parë i jep mundësinë atyre të kualifikohen mes 32 skuadrave pjesëmarrëse në Champions League.

Dopjeta e Pazzinit dhe goli i Cassanos dhanë përshtypjen se do të jetë Sampdoria ajo që do të kualifikohej, por goli i Rosenberg në minutat shtesë çoi ndeshjet drejt kohës shtesë.

Gjatë këtyre 30 minutave italianët u shfaqën të lodhur, ndërkohë që Pizarro shënoi golin e dytë për Verderin duke mbyllur gjithçka ende pa shkuar te 11 metërshat.

Është kualifikuar falë gjuatjeve të 11 metërshave Partizani i Beogradit pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 2-2, po aq sa rezultati i ndeshjes së parë të luajtur në kryeqytetin serb.

Janë kualifikuar gjatë kohës së rregullt, Braga, Hapoel Telaviv dhe Baseli.

Portugezët e Bragës kanë fituar edhe ndeshjen e dytë me Sevilian, këtë herë në Spanjë me rezultatin 4-3, duke u bërë dhe surpriza e mbrëmjes.

Protagonisti i triumfit të portugezëve ishte braziliani Lima që shënoi 3 gola vendimtarë në këtë sfidë.

Izraelitët e Hapoel kanë barazuar 1-1 në shtëpinë e vet me Salsburgun, por falë fitores 3-2 në sfidën e parë në Austri kanë siguruar biletën për në fazën e grupeve të Champions.

Zviceranët e Baselit kanë shkatërruar 3-0 në Moldavi, skuadrën e Sherif, duke iu bashkuar 32 skuadrave të tjera të kualifikuara.

Top Channel