F1, Hamilton gjobitet për ngarje të rrezikshme
24/08/2010 16:00
Piloti britanik Lewis Hamilton është dënuar me një gjobë prej 500 dollarësh australianë për ngarje të rrezikshme.
Shkelja kishte ndodhur në muajin mars në kuadër të Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1.
Hamilton në timonin e Mercedesit të tij ishte kapur në flagrancë për shkelje të shpejtësisë në një rrugë brenda qytetit.
Kampioni i botës në 2007-ën kishte kërkuar falje duke pranuar se ka kryer një sjellje të gabuar.
Top Channel