Bundesliga, fiton edhe Levekusen

23/08/2010 08:10

Leverkusen dhe Mainz janë dy skuadrat e tjera që e kanë startuar me fitore sezonin e ri të Bundesligës.

“Aspirinat” e drejtuar nga Jup Hejnks kanë mposhtur 0-2 në transfertë Borusia Dortmund e cila për asnjë moment nuk ishte në lartësinë e duhur për të ndryshuar rezultatin.

Në minutën e 19, Barneta kaloi miqtë në avantazh, ndërkohë që 3 minuta më vonë Augusto pas një kundërsulmi të shpejtë dyfishoi dhe vulosi fitoren e Leverkusen, që i bashkangjitet skuadrave me 3 pikë pas javës së parë.

Ka suprizuar Mainz këtë javë që ka mposhtur 2-0 Shtutgartin, falë golave të Allaguin dhe Rasmusen.

Top Channel