Bundesliga, Raul debuton me humbje

22/08/2010 11:40

Debutimi i ish-kapitenit të Realit të Madridid Raul Gonzales me Shalken nuk është ndër më të mirët, pasi në javën e parë të Bundesligës ata u mundën 2-1 nga Hamburgu.

Ka qenë ish-shoku i tij i skuadrës te “Galaktikët”, holandezi Rud van Nistelroi ai që udhëhequr skuadrën e Hamburgut drejt kësaj fitoreje të parë.

Që në minutën e parë të pjesës së dytë holandezi zhbllokon shifrat e takimit, ndërkohë që në minutën e 80-të Farfan barazon në 1-1 me një gol rokambolesk, duke ringjallur iluzionet për Shalken. Megjithatë ka qenë sërish Van Nistelroi që rikthen Hamburgun në avantazh duke mbyllur gjithcka për këtë ndeshje të parë.

Skuadra e Feliks Magat nuk ishte në ditën e saj më të mirë, Houeds del me kartonin e kuq 30 minuta para përfundimit të lojës ndërsa Raul luan dobët e zëvendësohet në minutën e 63-të. Në ndeshjet e tjera të javës së parë të Bundesligës bie në sy fitorja 4-1 e Hofenhaimit me Verder Bremen, apo humbja e Frajburgut me San Paulin.

Top Channel