Vrasja në Shkodër, 4 në pranga

20/08/2010 11:40

Policia prangos katër persona të dyshuar për vrasjen e 23-vjecarit Elson Vukatana një ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Policia vuri në pranga Arben Kolën 24 vjec, N.Kolën 16 vjeç, Bledar Kolën 26 vjec dhe Kamber Kolën 47 vjec.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që në banesën e këtyre personave u gjetën dy automatikë dhe një sasi fishekësh.

Vukatana u ekzekutua me armë pranë hyrjes së pallatit të tij në qytetin e Shkodrës.

Top Channel