Werder Bremen mund 3-1 Sampdorian

19/08/2010 12:00

Në garën e parë të fazës paraparake të Champions, Werder Bremen ka mundur Sampdorian 3-1.

Golat në këtë takim janë shënuar nga Fritz në minutën e 51, Frings në të 67-ën me penallti, Pizarro në të 69-ën dhe Pazzini në minutën e 90 për italianët.

Sampdoria e fillon mirë takimin dhe në minutën e 4-të rrezikon të shënojë me Pazzini-n.

Por ka qenë skuadra gjermane që ka gjetur rrjetën duke shënuar tre gola në portën kundërshtare.

Goli i shpresës për ndeshjen e kthimit për italianët është shënuar nga Pazzini në minutën e fundit pas një pasimi të Stankevicius.

Top Channel